
Ramosaj në New York ndanë mirënjohje për Senatoren e shtetit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj po qëndron në New York në përvjetorin e 16-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka marrë pjesë në manifestimin e organizuar nga Asambleja dhe Senati i New York-ut, me rastin e 16 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Ramosaj ka kujtuar përkrahjen e SHBA-vë për Kosovës gjatë dhe pas luftës.
“Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka shkruar Ramosaj.
Ai ka ndarë mirënjohje për Senatoren e Shtetit, znj. Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarin e Asamblesë së Shtetit, z. Charles Fall, për angazhimin dhe kontributin në fuqizimin e marrëdhënieve mes dy popujve tanë.
Kliko këtu për artikullin e plotë