Në Albany do të celebrohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Jessica Scarcella-Spanton

Originally published in Albinfo.ch on .
jsskos2

Senatorja e Shtetit Jessica Scarcella-Spanton (D-SI/Brooklyn) dhe Asambleisti Charles D. Fall (D-SI/Brooklyn) District 61 u bashkuan në miratimin e një rezolute të përbashkët në Senat dhe Asamble për të përkujtuar të 17- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2025, përcjell albinfo.ch.

Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Kosovë, për t’i dhënë fund spastrimit etnik nën sundimin e Sllobodan Millosheviqit, Kosova sot po funksionon sipas një Kushtetute demokratike dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Faleminderit Senatore Scarcella dhe Asambleistit Fall! Faleminderit Amerikë! tha ambasadori Blerim Reka – Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork.

Kliko kětu për artikullin e plotë