Elezaj në vizitë zyrtare në Amerikë, dekorohet me proklamaten e shtetit të New York-ut

by klina.info

Kosovo Independence Day at the NYS Capitol

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, po qendron në një vizitë zyrtare në Amerikë, ku është ftuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtari i Asamblesë së shtetit të New York-ut, Charles Fall, për të marrë pjesë në shënimin e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë përvjetor, të shënuar në mënyrë madhështore, kryetarit Elezaj ju nda Proklamata dhe Pllakata e Senatit dhe Aamblesë së shtetit të New York-ut.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari Elezaj nëpërmjet një postimoi në facebook, ku ai ka falënderuar vendet Perendimore për ndihmen që i kanë dhënë Kosovës për liri e pavarësi.

VIZITË ZYRTARE TË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
Me ftesë të senatores së New York-ut, znj. Jessica Scarcella-Spanton dhe anëtarit të Asamblesë, z. Charles Fall, jam duke qëndruar në një vizitë zyrtare në New York-Albany. Ishte kënaqësi e veçantë që ta marrë pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ngjarje kjo historike që organizohet për herë të parë në këtë nivel në shtetin e New York-ut.
Falënderues ndaj SHBA dhe vendeve mike për ndihmën që i kanë dhënë popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës për liri e pavarësi.

Kliko këtu për artikullin e plotë