![Senator Headshot](/sites/default/files/styles/4_3_small/public/01-05-23_s-spanton-hs_official.jpg?itok=gEKcq9Xo)
Senatorja e Nju Jorkut propozon Rezolutë për festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës
![Kosovo Independence Day](/sites/default/files/styles/760x377/public/2024/02/19/jss_d23_kosovo.png?itok=aUNlNlHo)
Senatorja e shtetit të Nju Jorkut, Jessica Scarcella-Spanton, ka bërë të ditur se ka propozuar një Rezolutë për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Scarcella-Sptanton ka thënë se kjo është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës që të tejkalojë sfida që çojnë drejt një momenti si ky kur do të festohet dita e pavarësisë.
Postimi i plotë:
Jam thellësisht e nderuar që sponsorizoj këtë rezolutë në Senatin e Shtetit për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së jashtëzakonshme të popullit kosovar, i cili ka tejkaluar sfida të shumta që na çojnë në këtë rast.